Top News- Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë
12/06/2025 11:41

Në shumë raste jemi mësuar të dëgjojmë për arrestime shqiptarësh për drogë, vrasje apo krie të tjera. Por kësaj here, një emigrant shqiptar ka terguar një vepër të madhe trimërie në të gjithë greqinë, që tashmë e konsideron një hero. Ai mundi të shpëtojë nga mbytja dy adoleshentë që po laheshin në lumin Arachthos. Të miturit të moshës 14 dhe 15-vjeç kishin hyrë për t’u larë, por ata nuk mundën dot të dilnin në sipërfaqe. Shokët e tyre vrapuan drejt një lokali atuy afër dhe kërkuan ndihmë. Të gjithë banorët e zonës u angazhuan me varka për të bërë të mundur shpëtimin e tyre, por Ledian Goga, një emigrant shqiptar nga Dimali, që jeton e punon në këtë zonë, u zhyt në ujë pa u menduar dy herë. Ai mundi të nxjrrë djalin e parë nga një thellësi prej afro 6 metrash e më pas të dytin. "Njëri është në të njëjtën moshë me vajzën time. Ata erdhën dhe thanë ndihmë. Po pija kafe, dëgjova "ndihmë" dhe hipa në makinë. Ata thanë "ndihmë, dy fëmijë po mbyten" dhe unë erdha. Hyra brenda, nxora njërin dhe pastaj më thanë se kishte një tjetër. Shkova ta gjeja, u zhyta dhe nuk e gjeta. Pastaj kërceva nga varka, ishte shumë e thellë, pesë ose gjashtë metra. E pashë fëmijën të shtrirë, e kapa dhe me forcë më duhej ta nxirrja që të merrte frymë", tha Lediani për median lokale Arttv ndërsa nuk mundi dot të mbaj as lotët. Ai u lut që fëmijët të shpëtojnë. "Ne të gjithë bëmë një përpjekje së bashku. Asgjë tjetër. Mendoj vetëm për fëmijët. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë, duhet të shkoj në shtëpi. Për Zotin, fëmijët janë... Unë jam i huaj, bëra mirë, nuk më intereson çfarë kombësie janë. Shpresoj që fëmijët të jetojnë, të gjithë bëmë një përpjekje së bashku. Zoti na ndihmoftë, qoftë me ta për t'i ndihmuar të zgjohen dhe të jetojnë jetën e tyre”, shtoi ai. Dy djemtë u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës. Sipas informacioneve, skanimet treguan edemë të gjerë cerebrale dhe ujë në mushkëri, ndërsa për njërin prej tyre u konstatua edhe një frakturë në qafë. Mediat greke raportojnë se ata qëndruan nën ujë të paktën 20 minuta.

Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
Top Channel/ Vuçiç: Ushtria e Kosovës, më e fortë se ajo e Malit të Zi dhe Maqedonisë!
20/02 15:16
Top News- Institucionet serbe në veri/ BE kërkon dialog për drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë
18/02 16:38
DIGITALB DIGITALB