Blerjet online po kthehen në trend në tregun vendas. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 blerjet online u rritën me 13.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Peshën më të madhe të produkteve që u blenë onlinë përgjatë vitit 2022 e zënë rrobat, këpucët dhe aksesorët për t’u ndjekur nga produktet e kozmetikës, bukurisë dhe mirëqënies. Librat, revistat dhe gazetat renditen në vend të fundit, dhe vetëm 3.4 për qind e popullsisë ka përdorur internetit për të blerë mjete informuese. Sipas INSTAT, blerjet online janë kryer nga 34,7 % e popullsisë së grup-moshës 16 - 74 vjeç në 12 muajt e fundit.