Autoritetet gjermane konfirmojnë se 4 personat që humbën jetën, duke punuar në qytetin e Hamburgut, ishin shtetas shqiptarë. Lajmi u konfirmua nga policia gjermane shkruan Bild, pasi fillimisht u raportua se ishin bullgarë. Të martën, në orët e vona të mbrëmjes, është nxjerrë edhe një prej trupave të pajetë që kishte mbetur nën rrënoja.