Sherri mes një shqiptari dhe dy afrikano-veriorëve në një burg italian ka lënë të plagosur dy gardianë të burgut. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në burgun e Ternit. Sipas tyre, gardianët kanë mbetur të plagosur gjatë përpjekjes për të ndarë shqiptarin dhe dy personat e tjerë me origjinë nga Afrika e Veriut.