Prej ditës së mërkurë kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani. Teksa është ftuar në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Karlit të Madh në Aachenit për vitin 2024, si një nga oratorët kryesorë, Rama është ndalur tek historia e pritjes së hebrenjve në Shqipëri, si shembull i tolerancës në bashkëjetesën mes besimeve të ndryshme fetare. “Shqipëria, një vend me shumicë myslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa përpara se ajo të niste.