Aplikimet për azil në Europë nga Shqipëria u rritën gjatë muajve të verës 2021, duke iu afruar niveleve të 2019-s, viti me ikjen më të madhe të shtetasve, pas 2015-s. Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1.400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor.