Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përdorimit të inteligjencës artificiale në Europë, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Monitor. Vetëm 15.8 për qind e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se përdorin rregullisht teknologjitë artificiale në punë apo në jetën e përditshme, shumë më poshtë se mesatarja europiane, ku një pjesë e madhe e vendeve të BE-së tejkalon pragun 30–40 për qind.