Shqipëria ka humbur 40 për qind të popullsisë me të cilën doli nga regjimi komunist, ndërsa një në tre shqiptarë ka jetuar dhe punuar jashtë vendit dhe gjysma e atyre që ndodhen në vend mendojnë sërish largimin. Këto janë gjetjet kryesore të raportit të tranzicionit 2025-2026 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.