Partia Demokratike e Rithemelimit vijon me akuzat ndaj qeverisë. Nëpërmjet këshilltarit për çështjet ekonomke në PD, Dorian Teliti, demokratët akuzojnë qeverinë se nuk ka bërë asgjë për të rritur cilësinë e jetës për shqiptarët. Teksa komentojnë raportin e fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, theksohet se Shqipëria është e fundit në Europë dhe Rajon për nivelin e kënaqësisë së jetës.