Gjysma e të burgosurve në Greqi janë të huaj dhe vendin e parë prej tyre e zënë shqiptarët. Megjithëse është zvogëluar thuajse dy herë brenda një dekade, përsëri numri i shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke mbetet i lartë, duke ruajtur ende vendin e parë sa u përket shtetasve të huaj. Të dhënat për këto shifra u bënë publike në parlamentin grek pas kërkesës së një deputeteje të partisë ultra të djathtë ‘Niki’.