Disa kompani rumune, të cilat dyshohet se drejtohen nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë rumunë, kanë përfituar miliona euro permes TVSH-së, duke mashtruar qytetëarë të shumtë të shtetit rumun. Mediat rumune të cilat besohet se prej disa kohësh po merren me investigimin e kësaj cështje, raportojnë se kompanitë fantazë drejtohen nga shtetas shqiptar, për këtë arsye një gazetar rumun ka ardhur në Lezhë, për të investiguar një person, të identifikuar si Zef, i cili jeton në zonën e Kallmetit të Madh.