Një 41-vjeçar shqiptare me iniciale A.A. është ekzekutuar në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë nga një shtetas shqiptar. Viktima është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ndërsa plumbi e ka goditur në faqe. Sipas mediave greke, trupi I 41 -vjeçarit është gjetur pas 18 orësh kërkime. Viktima mësohet se arriti të telefononte bashkëshorten e tij përpara se të ndërronte jetë. Sipas mediave vendase, ai i ka treguar gruas se kush ishte autori shqiptar që e kishte qëlluar.