Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e qytetarëve që kthehen në Shqipëri, teksa edhe në portin e Durrësit është vërejtur një numër shumë i madh udhëtarësh. Kështu gjatë 48 orëve të fundit kanë zbarkuar në portin e Durrësit rreth 10 mijë persona, të cilët kanë zgjedhur rrugën detare përt’u kthyer në atdhe.