Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE presidenti në detyrë Stevo Pendarovki do të jenë dy kandidatët që do të përballen në balotazhin e presidencialeve në Maqedoninë e Veriut, teksa shqiptarët iu gëzuan në raundin e parë vetëm fitores ndaj njëri tjetrit. Pas numërimit të më shumë se 97% të fletëve të votimit, Gordana Siljanovska Davkova shihet në krye të preferencave të maqedonasve me 352,800 vota ose 40.2%, ndërsa rivali i saj social-demokrat, Stevo Pendarovki ka marrë vetëm 19.9% të votave të numëruara.