Top News -‘Shqiptarët janë dehur nga fitorja’/ Vuçiç reagon për zgjedhjet: Serbët po votojnë më shumë
12/10/2025 14:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se “shqiptarët janë shumë nervozë” për shkak të “pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje” në mjediset me shumicë serbe. “Deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte më e madhe në mjediset serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj në fitoren e Listës Serbe, shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd. Sipas Vuçiçit, shqiptarët nga të gjitha zonat, nga Tirana dhe Prishtina deri në Preshevë dhe Bujanoc, janë “dehur pas fitores së mbrëmshme” të kombëtares së futbollit të Shqipërisë ndaj Serbisë, në Leskovc. “Do të doja që sonte të kishte një festë më të rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë, krahasuar me atë festë”, tha Vuçiç. Ndërkohë më herët, ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviç, kishte thënë se pret pjesëmarrje të lartë të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke vlerësuar se ky veprim “nuk është thjesht votim për ndonjë opsion politik, por çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë”. Duke folur për televizionin serb Prva, Vuçeviç tha se, për shkak të rrethanave specifike, disa parti politike janë bashkuar nën Listën Serbe, dhe për këtë arsye Partia Përparimtare Serbe dhe të tjerat nuk veprojnë ndaras në Kosovë. Ai shtoi se periudha gjatë së cilës serbët qëndruan jashtë institucioneve në Kosovë, ka qenë e vështirë dhe se populli nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga bashkësia ndërkombëtare.

Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
Top Channel/ Vuçiç: Ushtria e Kosovës, më e fortë se ajo e Malit të Zi dhe Maqedonisë!
20/02 15:16
Top News- Institucionet serbe në veri/ BE kërkon dialog për drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë
18/02 16:38
Top News- ‘Lista, problemi i serbëve’/ Nenad Rashiç: Politika që po dëmtojnë qytetarët
18/02 16:37
Top News- Militantët e Vuçiç dhunojnë studentët/ Përplasjet në protestën e organizuar në Novi Sad
17/02 14:38
DIGITALB DIGITALB