Shqiptarët që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla po ofrojnë të paguajnë deri në 3,700 dollarë garantuesve të rremë për të shmangur mbajtjen në qendrat e azilit, apo dhomat e paraburgimit. Sipas gazetës britanike Telegraf, garantuesit po promovonin në mediat sociale se mund t'u siguronin migrantëve një adresë në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë lirimin me kusht dhe për t'i shpëtuar. Në TikTok, garantorët ofronin gjithashtu heqjen e byzylykëve elektronike për lokalizimin e tyre të krijuara për të parandaluar arratisjen.