Dita e të Pagjeturve në Kosovë po shënohet këtë vit sërish pa përgjigje për fatin e qindra shqiptarëve të zhdukur duke rikthyer edhe njëherë kujtimit e gjenocid të Serbisë dhe masakrat ndaj të pafajshmëve. Kjo ditë simbolizon 27 prillin e vitit 1999, kur në fshatin Meje të Gjakovës, ndodhi masakra e madhe kundrejt civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare policore dhe ushtarake serbe.