Top News – Shqiptarët e dëbuar nuk kthehen më! Starmer merr masa: Britania jo ishull i të panjohurve
15/05/2025 11:45

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar emigrimin e ligjshëm. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve, raporton Reuters. Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme. Gjithashtu, ai pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në këtë grup aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova. Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh të migrantëve që hynin në Britani me varka të vogla, por numri ka rënë ndjeshëm që atëherë, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje për dëbim të arritur nga qeveria e mëparshme konservatore. Sa i përket migrimit të ligjshëm, që përbën shumicën dërrmuese të hyrjeve në Britani, Starmer premtoi të hënën se do të ulë ndjeshëm numrin neto të të ardhurve, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të bëhet “një ishull i të panjohurve” nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23