Zbardhen emrat e shqiptarëve që u arrestuan të mërkurën në Itali për trafik droge. Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë Geraldo Ismailaj, 42 vjeç, Alban Limaj 32-vjeç, Erfan Bajrusi dhe Alvaro Aliaj. Një ditë më parë, Policia italiane arrestoi 9 persona gjatë operacionit të koduar ”San Silvestro 2018”. Ky operacion u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit, ku u sekuestruan 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura. Pas arrestimit gjykata la në burg 5 prej të arrestuarve, ndërsa 4 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.