Kryebashkiaku Erion Veliaj, priti në një takim kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, tashmë edhe “Qytetar Nderi” i Tiranës. Veliaj shrehu shqetësim lidhur për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Një gjuhë, një etni, një grup, një minoritet, një faktor të pasuron, nuk të varfëron. Përkundrazi, kur tregohesh vetanak, zvogëlohesh; kur mendon që vetë i di të gjitha, që vetë mundesh të ecësh në gjithë këto procese, pa shokë, pa skuadër, fillon e zvogëlohesh. Maqedonia e Veriut është bërë më e madhe, se shqiptarët janë respektuar; është bërë më e madhe se kjo gjuhë është respektuar; është bërë më e madhe në sytë e botës, sepse këto të drejta janë njohur Ndërkohë nga ana tjetër Ahmeti vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Veliajt për paqen dhe demokracinë në Maqedoninë e Veriut dhe angazhimin e tij për ruajtjen e marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve.