Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë ku po protestojnë për ish-krerët e UÇK-së që prej 5 vitesh mbahen në qeli në Hagë. I gjithë sheshi është veshur nga flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së ndërsa në Tiranë nuk mungojnë as veteranët të cilët janë organizatorët e këtij tubimi.