Një konflikt verbal ka përfunduar në përplasje fiyie e përdorim të armëve të ftohta në greqi, mes 5 të rinjve, shqiptarë e grekë. Si pasojë e përleshjes 3 persona janë plagosur, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar nga policia. Ngjarja e rëndë u shënua në një nga rrugët kryesore të Athinës para një marketi me ushqime bio. Sipas medieve greke dhe vetë policisë, gjithçka ndodhi kur personat e përfshirë në konflikt filluan të grindeshin jashtë marketit, për një arsye të panjohura dhe më pas u përplasën. Sipas të njëjtave informacione pas konfliktit verbal njëri prej të rinjve nxori një thikë dhe filloi të godiste të tjerët, duke rezultuar në dërgimin e tre personave në spitalin "George Gennimatas", informon media greke.