Forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi iu gjet armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në automjetin që drejtonte. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Domje, në automjetin që drejtohet nga i riu dhe kishte pasagjer një person të mitur 16 vjeç, efektivët e Policisë zbuluan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni.