Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me statusin e një shteti anëtar. Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB datë 11 qershor 2021 do të vendosë që Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023. Grupit të Evropës Lindore ku bën pjesë vendi ynë i takon një vend si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.