Vizita e parë e kryeministrit britanik Keir Starmer në Shqipëri kishte në fokus bashkëpunimin në luftën kundër krimit. Megjithatë, u shoqërua edhe me spekulime rreth krijimit të qendrave të kthimit për emigrantët që pritet të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar. Këto qendra do të ishin hapësira të përkohshme për individë që kanë humbur të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të riatdhesohen.