Shqipëria renditet e fundit në Europë sa i takon aftësisë për të zhvilluar dhe ruajtur talentet dhe profesionistët. Duke cituar indeksin global të konkurrueshmërisë së talenteve, revista Monitor thotë se në raportin e këtij viti, vendi ynë ka rënë me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 63, me një përkeqësim në zhvillimin e aftësive, cilësinë e arsimit dhe mbajtjen e profesionistëve. Të dhënat e raportit tregojnë se Shqipëria performon mirë në tërheqjen e talenteve për dështon në zhvillimin dhe mbajtjen e tyre.