Kuvendi miratoi rezolutën që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit. Rezoluta kaloi me 79 vota pro dhe një abstenim. Dokumenti u prezantua në foltore nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancë, duke e konsideruar rezolutën si agjendë personale e Edi Ramës. Megjithatë, në sallë nuk munguan zërat opozitarë.