Ministrja për Europën dhe punët e jashtme Olta Xhacka në një konferencë për mediat këtë të dielë prezantoi sanksionet e marra nga Shqipëria për Rusinë. Xhacka u shpreh se agresioni rus kundër Ukrainës është totalisht I paprovokuar dhe se përgjegjës për të gjithë këtë situatë është presidenti Vladimir Putin dhe të gjithë ushëheqësit rusë. Xhacka u shpreh se Shqipëriai është bashkuar BE lidhur me masat ndëshkuese kundër Rusisë ndërsa paraqiti sanksionet që vendi ynë ka marrë kundër shtetit rus.