Pas disa ditësh temperaturash të larta në të gjithë vendin, pasditen e kësaj të hëne moti ka marrë një “kthesë”. Stuhia ka përfshirë Tiranën, Elbasanin, Durrësin, Lushnjën, Beratin, Fierin, Vlorën dhe Korcën. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar edhe përmbytje në disa rrugë.