Presidenti Ilir Meta ka thirrur sërish mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila u mbajt këtë të enjte. Qëllimi I saj ishte diskutimi mbi situatën në Ukrainë, teksa mbledhja e fundit në lidhje me këtë çështje ishte mbajtur më 14 shkurt. Në një konferencë të dhënë për mediat, presidenti Meta dënoi sulmin e Rusisë mbi Ukrainën dhe pohoi se Shqipëria pozicionohet në krah të SHBA dhe BE-së.