Rritja e turizmit dhe performance e kënaqshme financiare e Shqipërisë, konsiderohen nga kryeministri Edi Rama arsye për ta konsideruar vendin një potencial dhe destinacion të favorshëm investimesh. Në selinë e BERZH-it në Londër ku po mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, Rama nënvizoi uljen e borxhit publik në nivel historik prej më pak se 60 për qind dhe arritjen e shifrës rekord të turistëve.