Më shumë se 15 vende europianë janë bërë bashkë, duke përjashtuar njëra pas tjetrës dhjetëra diplomatë ruse, pasi kanë verifikuar se një pjesë e mirë e tyre kryenin aktivitet përtej statusit të diplomatit. Ambasadat ruse po përballen me dëbime masive nga Lindja në Perëndim, duke i prerë krahët, kështu edhe shërbimeve të inteligjencës ruse të cilët shpesh herë përdorin përfaqësuesit diplomatikë për aktivitete spiunazhi.