Shqipëria do të jetë në mesin e 20 aleatëve të ngushtë të SHBA që do të marrë pjesë javën e ardhshme në një samit të posaçëm për luftën në Ukrainë. Takimi i pazakontë do të mbahet në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, e cila konsiderohet si baza më e madhe ushtarake amerikane jashtë SHBA-së dhe do të bëjë bashkë fuqitë perëndimore, dhe aleatët e tyre nga e gjithë bota. Top News mëson përmes burimeve nga Ministria e Jashtme se ka marrw një ftesë të posacme pwr kwtw samit i cili organizohet nga vetw sekretari amerikan i mbrojtjes. Vendi ynë mund të përfaqësohet në këtë samit nga Kryeministri Edi Rama, por raportet nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga kryeministria. Deri më tani, Shqipëria është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor, që ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e pazakontë qe mund tw pwrcaktojw dhe tw ardhmen e luftws nw Ukrainw.