Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen për herë të dytë të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. “Shqipëria merr një tjetër rol ndërkombëtar”, shkruan në postimin e tij, teksa përmend se Shqipëria është një prej 15 vendeve që do të ulen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.