Bashkimi Europian miratoi një program për riintegrimin e emigrantëve, të cilët pranojnë të kthehen në Shqipëri, nisur nga numri i lartë i shqiptarëve, që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX e përfshiu Shqipërinë në hartën e 26 shteteve jo anëtare të Bashkimit Europian, të cilët do të përfitojnë fonde për mbështetjen e emigrantëve, të cilët duan të kthehen në Shqipëri.