Teksa vendi ynë mbetet peng i marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote dhe vetoje. Në një konferencë për shtyp i dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetovic tha se duhet t’i japim një shans propozimit francez.