Top News- Shqipëria në BE, dhuratë për Le Pen! Dielli perëndon për Macron si kryevizionar i Evropës
23/10/2025 12:09

Reputacioni i presidentit francez Emmanuel Macron, si njeriu i ideve në kontinent, duket se është zbehur prej kohësh, dhe është zëvendësuar nga një reputacion i ri: shefi i partisë. Ndërsa BE po planifikon qëndrimin përballë krizave ekzistenciale, blloku nuk mund të mbështetet më te idetë e mëdha të Macron, shkruan Politico. Bisedat me diplomatë dhe zyrtarë nga BE, që ruajtën anonimitetin për të diskutuar hapur fatin politik të presidentit francez, sugjerojnë se problemet e brendshme të 47-vjeçarit dhe përqendrimi në trashëgiminë e tij e kanë bërë atë një pengesë për progresin dhe jo një motor të tij. Muri i Dronëve, i propozuar nga presidentja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen, për të mbrojtur qiellin evropian nga ndërhyrjet ruse, është një plan jo realist sipas Macron. Ideja e Presidentit të Këshillit Evropian António Costa për të përmirësuar procesin e pranimit në BE duke eliminuar nevojën për unanimitet, nuk është e pranueshme për Macron. Presidenti francez në fakt është parë prej kohësh mbështetës i pranimit të anëtarëve të rinj në BE për të rritur peshën ekonomike dhe gjeopolitike të bllokut. Ai udhëhoqi Komunitetin Politik Evropian si një lloj salle pritjeje për anëtarët që aspirojnë të bëhen anëtarë të BE-së në 2022, dhe një vit më vonë u zotua të sillte vendet kandidate aspirante në bllok sa më "shpejt të jetë e mundur". Por aleatët e tij nuk mundën ta kuptonin vendimin për të kundërshtuar propozimin e Costa-s për të hequr të drejtën e vetos Hungarisë për disa pjesë të procesit të pranimit. Një zyrtar me peshë nga grupi i Macron në Parlamentin Evropian tha se ky veprim ishte "në kundërshtim të plotë" me angazhimet e mëparshme të presidentit. Sipas një aleati të Macron, ai thjesht nuk ka kapitalin politik për të mbështetur disa nga ambiciet e tij, veçanërisht ato që u japin ushqim euroskeptikëve dhe ekstremit të djathtë të Marine Le Pen. "Nuk është momenti i duhur, kemi të djathtën ekstreme mbi shpinë", tha aleati. “Çdo bisedë për hyrjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE është një dhuratë për Le Pen”, tha ai. Muajt e fundit, presidenti francez është bërë shumë i kujdesshëm duke kundërshtuar propozimet që rrezikojnë të priten keq në francë dhe akoma më i ashpër në lidhje me propozimet që vetë ai nuk i kontrollon. "Ky Macron është konsumuar nga problemet e brendshme", thotë një diplomat i BE-së. "Ai nuk është më kampioni evropian që njihnim". Dhe diplomatët jashtë Francës tashmë flasin për Macronin në kohën e shkuar edhe pse ai nuk pritet të largohet nga detyra deri në 2027. "Ai ishte diçka e veçantë", tha një prej tyre për POLITICO-n.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58