Shqipëria është gati të çojë trupat e saj ushtarake në mbrojtje të kufirit ukrainas, në rast të një agresioni të shtuar rus. Kriza aktuale e shkaktuar nga dislokimi i forcave të mëdha ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, duke qenë një moment mjaft kulmor në historinë botërore që pas Luftës së Ftohtë.