Shqipëria do të marrë në muajin qershor të këtij viti presidencën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pikërisht për këtë ka folur ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila ka zhvilluar një takim në këtë organizëm të lartë. Ajo theksoi se Shqipëria ka patur performancë shumë të suksesshme në muajt e parë të mandatit, duke rritur shumë profilin dhe imazhin e vendit tonë në botë.