Në Bruksel u përurua godina e re e misionit shqiptar në Bashkimin Europian. Mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të kësaj godine, pati për protagonistë kryeministrin Edi Rama, komisioneren për zgjerimin. Marta Kos dhe pjesë të delegacionit shqiptar që kanë punuar për çeljen e grupkapitujve të negociatave drejt integrimit në unionin europian.