Samiti i Bashkimit Europian u përball sërish me kundështrinë e prerë të Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Situata e tensionuar në Sofjen zyrtare, nuk e ndali kryeministrin në detyrë, Kiril Petkov për të udhëtuar drejt Brukselit, me qëllimin e vetëm, vendimmarjen për axhendën e nxehtë të unionit europian. Në fjalën e tij, Petkov dha për herë të parë një fije shprese për dy vendet ballkanike.