Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza. Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk kanë fuqi detyruese.