Në mbyllje të javës, Kryeministri Edi Rama nënvizoi disa prej çështjeve më të rëndësishme të zhvillimeve dhe politikave kryesore që kanë karakterizuar punën e qeverisë. Në fokus janë zhvillimet në ekonomi, rritja e pagave dhe pensioneve, investimet e huaja, si dhe progresi i Shqipërisë në raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se këto rezultate pasqyrojnë një fazë të re zhvillimi për vendin, të mbështetur në reforma të qëndrueshme dhe në forcimin e ekonomisë.