Lufta në zemër të Europës nuk e ka zhvendosur aspak vëmendjen e Bashkimit Europian ndaj refugjatëve sirianë dhe strehimin e tyre në vendet e Europës. Këtë të martë, drejt Brukselit udhëtuan zyrtarët e lartë të shteteve europiane për të marrë pjesë në konferencën e gjashtë në mbështetje të popullit sirian.