Shqipëria ka mbajtur një qëndrim dënues ndaj agresionit rus në Ukrainë. Në fjalën e tij në këshillin e Sigurimit të OKB, ambasadori Ferit Hoxha thotë se ‘Rusia ka ngecur dhe ëndrrat e saj perandorake nuk janë askund’. Duke folur pas fjalimit të fuqishëm të presidentit Volodimir Zelenksy, diplomati shqiptar tha se ky agresion dhe disfata e tij befasuese kanë ndarë një herë e përgjithmonë fatet e ukrainasve dhe rusëve.