Shqipërisë i cenohet siguria kibernetike dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve shtetërore, shtetit ligjor dhe zbatimi i reformës në drejtësi nga urdhri i Donald Trump për pezullimin e ndihmës së huaj. Të dhënat zyrtare ndër vite nga institucionet shqiptare tregojnë se SHBA ka kontribuar me të paktën 400 milionë dollarë në dekadën e fundit për të financuar reformën në drejtësi, mbrojtjen kibernetike, shoqërinë civile, forcimin e institucioneve të pavarura dhe të llogaridhënies. Gati gjysma e kësaj shume ka shkuar për reformën në drejtësi, ku SHBA së bashku me BE kanë qenë mbështetësit kryesorë financiarë.