Manaj mori hak për atë penallti të humbur. Kuqezinjtë marrin një fitore historike dhe mbajnë gjallë ëndrrën për në Botëror. Sfida e luajtur në tokën serbe solli vetëm festë shqiptare, pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme dhe koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas.