Sektori bankar ka hedhur hapa të shpejtë në drejtim rë dixhitalizimit të pagesave, por avancimi i mëtejshëm kërkon edhe ndërhyrje të domosdoshme ligjore, rregullatore dhe teknike. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Shqipëria është vendi i parë që po nxit zbatimin e ‘Open Banking’ në treg, në Rajon. Kryerja e pagesave apo gjobave nëpërmjet celularit ka marrë një zhvillim të madh.