Turizmi në Shqipëri vijon të lulëzojë, me numrin e vizitorëve që rriten çdo vit, teksa konfirmimi i radhës vjen nga Organizata Botërore e Turizmit. Shifrat e publikuara prej saj, rendition Shqipërinë si vendi i parë në Europë dhe i treti në botë, për rritjen e numrit të turistëve. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria ka njohur një rritje të vizitorëve në masën 54% krahasuar me periudhën para pandemisë.