Shqipëria ka kundërshtuar ashpër aneskimin e 4 rajoneve ukrainase nga Rusia, duke akuzuar presidentin Vladimir Putin për shkelje të ligjit ndërkombëtar. Reagimi i parë erdhi nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila thotë përmes një postimi në Tëitter ministrja tha se Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Xhacka deklaron se Tirana zyrtare nuk do të njohë rezultatet e tyre e referendumeve duke thekuar se këto territore janë pjesë e territorit Sovran të Ukrainës.